Praktika gjyqësore

Trajtimi i çështjeve civile ne studio ligjore Hoxha  Law Firm kryhet nën drejtimin e avokatit Xhevahir HOXHA, një jurist me pervojë që ushtron profesionin e avokatit që nga viti 2002. Ndër çështjet civile që trajtohen nga ana e studios tone janë: Çështjet e pronësise, çështjet e përgjegjësise në Shqipëri, çështjet kontraktuale, përpilimi, interpretimi dhe zbatimi i kontratave, çështjet e trajtimit të dëmit kontraktor dhe jashtëkontraktor, çështjet e trashëgimisë, etj. Ne angazhohemi për zgjidhjen e cështjes që në fazën e këshillimit, në fazën e negociatave për zgjidhjen me marrëveshje, në shqyrtimin gjyqësor dhe deri në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Trajtimi i çështjeve penale në studio ligjore Hoxha  Law Firm kryhet nën drejtimin e avokatit Bledar BAJRI, një jurist me pervojë që ushtron profesionin e avokatit që nga viti 2001. Ne jemi të angazhuar në një shumëllojshmëri çështjesh penale. Ndër çështjet penale që trajtohen nga ana e studios tonë janë: Veprat penale kunder personit, jetës dhe shëndetit, veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, veprat penale në fushën e doganave dhe tatim taksave, veprat penale ne fushën e shoqërive tregtare dhe falimentimit, veprat penale në fushën e narkotikëve, veprat penale në fushën e fallsifikimit të monedhave dhe dokumenteve, veprat penale kundër autoriteti të shtetit, veprat penale në fushën e krimit të organizuar dhe organizatave kriminale, etj. Ne angazhohemi për zgjidhjen e çështjes penale që në fazën e hetimeve paraprake dhe deri në perfundimit e gjykimit dhe ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Trajtimi i çështjeve administrative në studio ligjore Hoxha  Law Firm kryhet nën drejtimin e avokatit Xhevahir HOXHA. Ne jemi të angazhuar në një numër të gjerë çështjesh administrative ndër të cilat mund të citojmë: Shpronësimet për interes publik, përfaqësimi në marredhënie me administraten shtetërore, marrëdhëniet e punës, çështjet në fushën e

tatim taksave, çështjet në fushën e doganave, ankimet dhe proçeset administrative, etj. Ne angazhohemi për zgjidhjen e çështjes që në fazën e këshillimit, në fazën e negociatave për zgjidhjen me marrëveshje, në shqyrtimin gjyqësor dhe/ose administrativ dhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Trajtimi i çështjeve të aksidenteve dhe dëmtimeve të shëndetit në studio ligjore Hoxha  Law Firm kryhet nën drejtimin e avokatit Xhevahir HOXHA. Ne jemi të angazhuar në një numër të gjerë çështjesh të kësaj natyre ndër të cilat mund të citojmë: Aksidente automobilistike, aksidente nga mjete lundruese dhe ajrore, aksidente dhe dëmtime shëndeti në punë, mjekimet e pakujdesëshme, çështje në fushën e pergjegjësise nga produktet e konsumit, dëmtimet nga zjarri dhe përmbytjet, etj.

Trajtimi i çështjeve të biznesit në studio ligjore Hoxha  Law Firm, kryhet nën drejtimin e avokatit Eris COBA. Ne jemi të angazhuar në një numër të gjerë çështjesh të kësaj natyre ndër të cilat mund të citojmë: Këshillimi në të berit biznes, krijimi dhe rregjistrimi i personave fizik dhe juridik, përfaqësimi/administrimi dhe drejtimi i shoqerive tregtare, përfaqësimi i subjekteve pjesëmarrëse në tendera dhe koncesione, Përfaqësimi i subjekteve per paisje me leje dhe liçenca, krijimi/rregjistrimi dhe mbrojtja e patentave dhe markave, etj.

Trajtimi i çështjeve familjare në studio ligjore Hoxha  Law Firm, kryhet nën drejtimin e avokatit Xhevahir HOXHA. Ne jemi të angazhuar në një numër të gjerë çështjesh të kësaj natyre ndër të cilat mund të citojmë: Çështje që lidhen me familjen, zgjidhja e martesës, pjesëtimi i pasurisë, ushtrimi i përgjegjësisë prindërore, birësimi, kujdestaria, administrimi i pasurise së të miturit, etj.

Trajtimi i çështjeve në fushën e pasurive të paluajtëshme në studio ligjore Hoxha  Law Firm, kryhet nën drejtimin e znj. Aida HOXHA. Ne jemi të angazhuar në një numër të gjerë çështjesh të kësaj natyre ndër të cilat mund të citojmë: Të gjitha llojet e transaksioneve me pasuri të paluajteshme, ndërmjetësim në shit/blerje të pasurive të paluajtëshme, përfaqësim në shit/blerje të pasurive të paluajtëshme, përpilim kontratash, hipotekim dhe administrim të pasurive të paluajtëshme, etj.