Përshkrimi

Studio ligjore Hoxha  Law Firm është një subjekt që ofron shërbime të gjera dhe të shumëllojshme në fushën e avokatise, të asistencës në emigrim, të këshillimit dhe ndihmës juridike për bizneset dhe/ose individët brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Studio ligjore Hoxha  Law Firm është themeluar në vitin 2003 nga avokati Xhevahir HOXHA në bashkepunim me disa juriste të spikatur si gjatë studimeve akademike po ashtu gjatë ushtrimit të profesionit në fusha të ndryshme të së drejtës.

Struktura e studios ligjore me një nivel të lartë specialistesh, u mundëson klientëve të saj këshilla juridike efikase, perfaqësim dinjitoz, shërbime juridike të plota për individet dhe biznesin. Synimi i studios ligjore është zgjidhja e të gjitha problematikave të klientëve deri në arritjen e suksesit perfundimtar. Ne angazhohemi në mënyre serioze për zgjidhjen e cështjeve që na besohen dhe klientet do të paguajne tarifat e shërbimeve të studios vetëm në rast se ata arrijnë suksesin përfundimtar bazuar në marrevëshjet respektive. Anjë tarifë shërbimi s’do të aplikohet në rast se klienti nuk fiton.

Studio ligjore Hoxha  Law Firm ofron shërbime të plota që fillojne nga këshillimi deri tek përfaqësimi në çështje gjyqësore. Studio ligjore trajton çështje të biznesit në përgjithësi, çështjet civile, çështje penale, çështje administrative, çështjet tregtare, shpronësimet, çështjet e aksidenteve dhe dëmeve shëndetësore, privatizimet ne Shqipëri, çështjet e tatim taksave, çështje familjare, çështje që lidhen me pasuritë e paluajtëshme, këshillim dhe asistence për ata qe kanë vendosur të emigrojnë nga Shqiperia në USA apo Kanada etj.