Politika e privatësisë

Kjo politikë privatësie aplikohet per informacionin personal që studio ligjore Hoxha Law Firm mund të mbledhë nëpërmjet këtij website dhe informacioneve të tjera që mund të mbledhin gjatë zhvillimit të veprimtarisë tonë. Kjo faqe përdoret për të informuar vizitoret në lidhje me politikat tona për mbledhjen dhe përdorimin e informacionin personal.

Mbledhja dhe përdorimi i informacionit

Me përdorimin e website tonë, ju i jepni Hoxha Law Firm leje të mbledhë dhe përdorë informacionin Tuaj. Hoxha Law Firm mbledh informacion personal për individë vetëm kur informacioni është dhënë nga këta individë me vetëdije dhe në perputhje me qëllimet e përdorimit te këtij website. Kjo përfshin informacion identifikues si emri juaj, adresa, adresa e emailit, numri i telefonit, të dhënat e kartës së kreditit apo të debitit, protokollin e internetit (Adresen IP) dhe informacione të tjera identifikuese. Ky informacion që ne mbledhim do të përdoret për tju kontaktuar apo identifikuar ju.

Ne mund të përdorim informacionin që mbledhim për ju vetëm për qëllime që ju janë bërë të qarta (Ose që Ju i dini tashmë) kur ju na jepni informacionin tuaj ose për arsyet e mëposhtme:

  • Ofrimin e shërbimit nga ana Jonë.

  • Për tju përgjigjur apo për të komunikuar me ju në lidhje me kërkesat, pyetjet apo komentet Tuaja.

  • Për të na ndihmuar ne të analizojmë sesi përdoren apo aplikohen shërbimet tona.

  • Për të menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënien tonë me Ju apo me atë cfarë ju përfaqësoni.

  • Për të mundësuar, vlerësuar dhe përmirësur veprimtarinë Tonë.

  • Për të mbrojtur veten tone, punonjësit Tanë, bashkëpunëtorët Tanë kundër mashtrimeve apo veprimtarive të paligjshme si dhe për te bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit dhe agjensitë e tjera rregullatore.

  • Për të ushtruar dhe mbrojtur të drejtat Tona ligjore ose për proceset ligjore të ngritura kundër Nesh.

  • Në përputhje me rregullat dhe detyrimet Tona ligjore.

Siguria

Ne vlerësojme besimin Tuaj për të na besuar informacioni Tuaj personal dhe jemi te angazhuar në mbrojtjen e privatësisë Tuaj ne Hoxha Law Firm. Ne s`do të mbledhim asnjë informacion personal që Ju nuk dëshironi që ta jepni me dëshirë dhe ju sigurojmë që jemi zotëruesit e vetëm të informacionit që mblidhet në këtë website. Ne sdo të përdorim apo të shpërndajmë informacionin Tuaj me askënd përvec sipas përshkrimit në këtë politikë privatësie. Ne tregojmë kujdes të arsyeshëm në ruajtjen e informacionit personal që ju jepni gjatë lundrimit

në faqen tonë apo në blerjet që kryeni, ne mund të ndajmë informacionin vetëm me palët e treta që besojmë se ndajnë të njëjtat politika përsa i përket privatësisë. Masat e sigurisë zhvillohen dhe përmirësohen në përputhje me zhvillimet më të fundit të teknologjisë. Gjithsesi, ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë thyerje të sigurisë kryer nga palë të treta.

Cookies

Website Ynë përdor cookies për të mbledhur informacion dhe për të përmirësuar shërbimet. Nga website Ynë që Ju vizitoni, cookies dërgohen në motorin Tuaj të kërkimit dhe ruhen në diskun e ngurtë. Ju do të dini kur këto cookies dërgohen në paisjen Tuaj dhe do të keni mundësine që të pranoni ose të refuzoni këto cookies. Nësë zgjidhni të refuzoni cookies, Ju mund të mos jeni në gjëndje të përdorni disa pjesë të shërbimeve Tona.

Lidhja me website e tjera

Shërbimet Tona mund të përmbajnë lidhje me website të tjera. Nëse Ju klikoni në lidhjen e një pale të tretë, Ju do të drejtoheni ne website e palës së tretë. Kini në konsideratë që website e jashtme nuk menaxhohen nga ana Jonë ndaj Ne ju këshillojmë me insistim që të shqyrtoni politikat e privatësisë së ketyre website. Ne nuk kemi kontroll mbi këto website dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, për shërbimet apo politikat e tyre të privatësisë.

Politika e privatësisë për fëmijët

Shërbimet Tona nuk i drejtohen fëmijëve nën moshën 14 vjeç ndaj Ne nuk mbledhim me vetëdije informacion personal nga ata. Në rast se zbulojmë që një fëmijë nën moshën 14 vjeç na ka dhënë Neve të dhënat e tij personale, Ne i fshijmë ato menjëherë nga serverat Tanë. Nëse Ju jeni prind ose kujdestar dhe mësoni se fëmija Juaj nën moshën 14 vjeç na ka dhënë Neve të dhënat e tij personale, Ju lutemi të na kontaktoni dhe të na informoni ne lidhje me këtë dhe Ne do të ndërmarin menjëherë masat e nevojshme duke fshirë të dhënat e tij.

Ndryshimet e politikes së privatësisë

Studio ligjore Hoxha Law Firm mund ta ndryshojë politikën e privatësisë me kalimin e kohës. Ne ju sygjerojmë që ta ruani këtë faqe që të kontrolloni nga koha në kohë për ndryshime eventuale. Ne do t`ju njoftojmë për ndryshimet e kryera në politikën e privatësisë nëpërmjet postimit të ndryshimeve në këtë faqe. Ndryshimet do të jenë efektive menjëherë pas postimit të tyre në këtë faqe.

E drejta e autorit dhe pronësia intelektuale

E gjithë përmbajtja, informacioni dhe të dhënat e çdo lloji të shfaqura apo të aksesueshme nëpërmjet këtij website janë subjekt i të drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale të

Hoxha Law Firm. Çdo shkarkim, ri-transmetim apo ndryshim i përmbajtjes së website konsiderohet dhunim i të drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale të Hoxha Law Firm dhe si e tillë është rreptësisht e ndaluar.

Na kontaktoni

Nësë keni ndonjë pyetje apo sygjerim përsa i përket politikës tone të privatësisë, mos hezitoni të na kontaktoni.