Misioni Ynë

Në studion ligjore Hoxha  Law Firm, si përfaqësues të klientëve tanë, ne jemi të gatshëm të ngremë zërin dhe të angazhohemi profesionalisht për interesat dhe të drejtat e Tyre përpara gjykatave të të gjitha niveleve, perpara cdo organi të administratës shtetërore dhe perpara cdo subjekti tjetër. Ne synojmë që të ndertojmë një marrëdhenie korrekte dhe profesionale me klientët tanë, një marrëdhenie të bazuar tek besimi, respekti dhe integriteti. Klientët tanë e dinë që nuk janë vetëm në rastet kur iu bëhet një padrejtësi, në rastet kur iu cënohen të drejtat e tyre, në rastet kur kerkojnë të realizojnë një të drejtë apo në rastet kur kanë një mosmarrëveshje me natyrë juridike.

Kushdo që ka një çështje apo një problematikë për zgjidhjen e të cilës ka nevojë për ndihmë juridike, lirisht mund të kontaktojë studion tonë për një konsultë falas. Tarifa shërbimi do të aplikohen vetëm në rastet kur klientë tanë do të arrijnë sukses dhe do të përfitojnë nga shërbimet tona.