Emigrimi në Shqipëri
Stafi i studio ligjore Hoxha Law Firm do t’ju ofrojë udhëzime, këshilla dhe asistencë të gjerë përsa i përket çështjes së emigrimit të shtetasve te huaj në Republikën e Shqipërisë, si më poshtë vijon:
-
Verifikimi i dokumentacionit dhe kritereve të kandidatëve për emigrim në Shqipëri përsa i përket përputhshmërisë së tyre me kriteret ligjore të emigrimit ne shtetin Shqiptar.
-
Këshillim në plotësimin e dokumentacionit dhe kritereve respektive përsa i perket përputhmërise me kriteret ligjore Shqiptare për emigracionin.
-
Këshillim dhe asistencë në plotësimin e formularëve të aplikimit për vizë Shqiptare dhe proçesin e intervistës për paisje me vizë Shqiptare.
-
Këshillim dhe asistence përsa i përket proçesit të aplikimit dhe paisjes me leje qëndrimi në Shqipëri.
-
Këshillim dhe përfaqësim në shërbimet konsullore dhe proçeset ankimuese kundër refuzimit, ndryshimit dhe anullimit të vizës Shqiptare.
-
Aplikimi për leje punë në Shqiperi.
-
Këshillimi dhe përfaqësimi në proçesin e natyralizimit dhe fitimit të shtetësisë Shqiptare.
-
Trajtimi i problematikave të punës dhe punësimit të shtetasve të huaj në Shqipëri.