KUSH JEMI NE?
Studio ligjore Hoxha Law Firm është e përbërë nga një grup specialistësh të fushave të ndryshme të së drejtës, të gatshëm për të dhënë ndihmë nëpërmjet këshillimit, ekspertizës dhe përfaqësimit në zgjidhjen e problematikave dhe mbrojtjen e interesave Tuaja. Hoxha Law Firm, e ka selinë qëndrore në qytetin Tiranë dhe ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Studio ligjore Hoxha Law Firm ështe e specializuar në fushat e emigrimit, të drejtës civile, të drejtës penale, të drejtës tregtare, të drejtës administrative, të drejtës familjare, etj. Struktura e studios ligjore, me një nivel të lartë ekspertize, na lejon të ofrojmë per klientët Tanë, këshilla ligjore efikase, përfaqësim dinjitoz si dhe shërbime të gjera për individët dhe biznesin. Shërbimet e studios ligjore ofrohen ne gjuhën Shqipe, në gjuhën Angleze, në gjuhën Frënge, në gjuhën Italiane si dhe në gjuhën Turke. Këshillimi dhe asistenca e personave që kanë vendosur të emigrojnë në Kanada është një ndër shërbimet për te cilat studio ligjore Hoxha Law Firm është e specializuar. Ky shërbim kryhet në bashkëpunim me avokatë Kanadez të mirënjohur në fushën e emigracionit.