Emigrimi në USA

Stafi i studio ligjore Hoxha Law Firm do t’ju ofrojë udhëzime, këshilla dhe asistencë të gjerë përsa i përket çështjes së emigrimit të shtetasve Shqiptarë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si më poshtë vijon:

  • Verifikimi i dokumentacionit dhe kritereve të kandidatëve për emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsa i përket përputhshmërisë së tyre me kriteret ligjore të emigrimit ne shtetin Amerikan.

  • Këshillim në plotësimin e dokumentacionit dhe kritereve respektive përsa i perket përputhmërise me kriteret ligjore Amerikane per emigracionin.

  • Këshillim dhe asistencë në plotësimin e formularëve të aplikimit për vizë Amerikane dhe proçesin e intervistës për paisje me vizë Amerikane.

  • Këshillim dhe asistence përsa i përket proçesit të aplikimit dhe paisjes me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Këshillim dhe përfaqësim në shërbimet konsullore dhe proçeset ankimuese kundër refuzimit, ndryshimit dhe anullimit të vizës Amerikane.